e Martë, 26 Shtator 2017 | Lajme: 0

Dritës misterioze në qiellin e Hungarisë, disa po i japin karakter “jashtëtokësor”! (Video)

Martin Szoter nga Budapesti i Hungarisë, ka zënë një moment kur qielli u ndriçua nga një dritë misterioze, kur moti ishte me stuhi dhe vetëtima.

Këtë fenomen e kishin parë edhe shumë banorë të kryeqytetit, duke ngritur spekulime se ka të bëjë me jashtëtokësorë.

“Nuk ka dyshim se është një aktivitet, i ndikuar nga ndonjë planet tjetër. Drita verbuese kishte ngjyrë, që nuk është parë ndonjëherë në botë”, ka shkruar Szoter lidhur me rastin.
Hulumtuesit e fenomeneve natyrore, nuk kanë bërë të ditur se për çfarë bëhet fjalë, ndërsa po vazhdojnë ta studiojnë në detaje.