e Mërkurë, 20 Shtator 2017 | Lajme: 0

Mot i vranët dhe i freskët me erë veriore

Mot i vranët dhe i ftohtë do të mbizotërojë në Maqedoni. Paradite në pjesët jugore  ende do të ketë shi lokal.Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore dhe verilindore.

Temperatura minimale do të lëvizë prej 10 deri në 18 gradë ndërsa ajo maksimale prej 19 deri në 26 gradë. UV indeksi do të jetë 6.

Në Shkup mot i ngjashëm. Në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shi të dobët. Temperatura do të lëvizë prej 14 deri në 24 gradë celsius.

Nga e marta vijon mot stabil me rritje të temperaturave ditore, e cila ditëve të uikendit do të tejkalojë mbi 35 gradë, ndërsa UV indeksi sërish do të jetë shumë i lartë me vlerë 9.