e Dielë, 23 Korrik 2017 | Lajme: 1

Reali pa Ronaldon vjen në Shkup

Sulmuesi i Real Madridit, Kristiano Ronaldo, nuk do të jetë në ekip gjatë ndeshjes nga Super Kupa me Mançester Juntajted të caktuar për më 8 gusht në Shkup, por duhet të luajë kundër Barcelonës në Super Kupën spanjolle.

Futbollisti portugez ende është në pushim, pas sezonit të gjatë dhe pjesëmarrjes në Kupën e Konfederatave në Rusi, ndërsa sipas informatave të publikuara në mediat spanjolle, këtë javë do të kthehet në Madrid dhe do t’u nënshtrohet kontrolleve mjekësore.

Ronaldo sërish do të shkojë në pushim dhe në fund të korrikut do të duhet t’u bashkëngjitet trajnimeve në kampionin evropian dhe spanjoll.