e Mërkurë, 20 Shtator 2017 | Lajme: 0

Bler: Bregziti duhet që të ndërpritet sepse i sjell dëm Britanisë

Ish kryeministri britanik Toni Bler deklaroi se ekziston mundësi që Britania e Madhe të  mos dalë nga Bashkimi Evropian dhe se ndalimi i Bregzitit është i “domosdoshëm” që shteti të shmangë një dëm të madh ekonomik.

Bler citon se liderët e BE-së mbase do të dëshirojnë që “ta ndihmojnë” dhe ta mbajnë Britaninë e Madhe në bllokun e 28 vendeve.

Në një deklaratë për Skaj njuz ai thotë se “çdo ditë  ka argumente të reja” për dëmin nga Bregziti për Britaninë.

Ai përfshin ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe uljen e vlerës së funtës nga qershori i vitit 2016 kur britanikët në referendum vendosën që ta braktisin BE-në. Bleri ishte kryeministër i Britanisë nga vitit 1997 deri në vitin 2007.