e Mërkurë, 22 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Grabitet një farmaci në Çair

Një person i armatosur me pistoletë e ka grabitur një farmaci në komunën e Çairit ku nga i punësuari ka marrë mbi 250 euro.

Siç njoftoi MPB, dje në orën 22:55 minuta në farmacinë “Molika” në rrugën “Cvetan Dimov” pn, një person i panjohur i armatosur me pistoletë duke e kërcënuar të punësuarën i.U, (1988) nga Shkupi, ka marrë rreth 16.000 denarë nga qarkullimi ditor financiar.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB-Shkup