e Mërkurë, 20 Shtator 2017 | Lajme: 0

Prej nesër shi, bubullima dhe erë veriore

Nga pasditja sinoptikët paralajmërojnë ndryshim të kohës me reshje të shiut, bubullima dhe erë të fortë veçanërisht në pjesët jugore dhe lindore të Maqedonisë. Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës.

Siç njoftoi DPHM-ja, nesër nën ndikimin e masës më të ftohtë të ajrit e cila vjen nga veriu, moti do të jetë  i vranët dhe  i freskët me erë mesatare dhe të fortë veriore. Në tërë vendin do të ketë reshje të shiut, që në pjesët jugore dhe lindore  përkohësisht do të jenë më të rrëmbyeshme.  Në mënyrë të vazhdueshme pritet që reshjet  të ketë në pjesët juglindore. Temperatura maksimale do të bjerë në mënyrë të konsiderueshme dhe do të jetë në interval prej 17 deri në 23 gradë.

Reshje lokale të shiut do të ketë edhe të hënën paradite, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë e fortë veriore.

Nga e marta pason mot stabil me rritje të temperaturës ditore, e cila të premten do të jetë në interval nga 29 deri në 35 gradë celsius.