e Mërkurë, 22 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Në Turqi shënohet përvjetori i puçit të dështuar

Në Turqi sot shënohet viti i parë  i tentativës të pasuksesshme për grusht shteti.

Sipas autoriteteve turke, organizata terroriste FETO e predikuesit mysliman Fetullah Gjulen është përgjegjëse për puçin e kryer natën e 15-të duke u gdhirë 16 korriku i vitit të kaluar.

Presidenti Rexhep Taip Erdogan deklaroi dje se në vend do të fillojë ” vigjilja kombëtare demokratike” dhe do të zgjatë deri në mesnatën e 16 korrikut. Është caktuar seancë e parlamentit me program special. Pasdite në Stamboll do të  fillojë marshi i unitetit kombëtar  të Erdoganit,  veteranë nga puçi dhe të afërm nga viktimat. Presidenti do të mbajë fjalim dhe do të shfaqet një film dokumentar për 15 korrikun Do të inagurohet edhe përmendorja e viktimave nga puçi i dështuar.