e Mërkurë, 20 Shtator 2017 | Lajme: 0

Grabitje në një bastore, kazino dhe barnatore në Shkup

Kryerës të panjohur gjatë ditës së djeshme kanë realizuar grabitje në bastoren “Sport lajf”, në barnatoren “Herbal” dhe në kazino “Senator” në Shkup.

Sipas kumtesës së MPB-së, dje në orën 13:45, në fshatin Vollkovë në bastoren “Sport Lajf” , një kryerës i panjohur i maskuar dhe ma kanosje me pistoletë, nga të punësuarit ka marrë rreth 39.000 denarë nga fitimi ditor. Ekspertizë ka kryer ekip nga SPB-Shkup, ndërsa po ndërmerren masa për zbulim të kryerësve.

Rreth orës 15:40, në barnatoren “Herbal” e locuar në kuadër të Poliklinikës “Bit Pazar”, një kryerës i panjohur me kanosje me pistoletë nga e punësuara ka marrë rreth 18.000 denarë nga fitimi ditor.

Grabitja e dytë ka qenë rreth orës 01:00 pas mesnate në Shkup, në bul.”Kërste Misirkov”, në kazino “Senator”, një kryerës i maskuar me kanosje me pistoletë nga e punësuara ka marrë shumë të hollat deri tani e pakonfirmuar.

Po ndërmerren masa për zbulim të kryerësve