e Dielë, 23 Korrik 2017 | Lajme: 0

Mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima për fundjavë

Mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima pritet sot vonë pasdite në pjesët jugore të vendit.

Mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, sipas paralajmërimeve DPHM, do të jetë edhe nesër pasdite kryesisht në jug dhe lindje të vendit. Vende-vende është e mundur që proceset të jenë më të dendura me paraqitjen e breshrit dhe erës së përforcuar.

Të dielën do të jetë vranët me të reshura të shiut, të cilat nga pjesët jugore pritet të jenë të rrëmbyeshëm mbi 30 litra në metër katror. Të reshura lokale të shiut do të ketë edhe të hënën paradite.

Të dielën dhe të hënën do të fryjë erë e përforcuar veriore, ndërsa temperatura dukshëm do të ulet. Më freskët do të jetë të dielën kur temperatura maksimale në disa vende do të jetë pak nën 20 gradë. Nesër do të arrijë deri 33 gradë, të hënën deri 28, të mërkurën 34 dhe të enjten deri 35 gradë.