e Enjte, 17 Gusht 2017 | Lajme: 0

Në Londër pesë sulme me acid në periudhë prej 24 minutash (Video)

Policia britanike kumtoi se ka arrestuar një adoleshent pas pesë sulmeve me acid në Londër në të cilat një njeri ka lëndime serioze, ndërsa disa të tjerë janë me lëndime më të lehta. Sipas policisë për 24 minuta janë kryer pesë sulme të cilat kanë filluar mbrëmë vonë.

Dy burra kanë hedhur substancë helmuese në fytyrën e një 32-vjeçari i cili ka qenë në motor dhe më pas e kanë marrë motorin dhe janë larguar. Policia vazhdon me hetimin për të dyshuarin e dytë.