e Enjte, 27 Korrik 2017 | Lajme: 1

Mos u habisni nëse Ledri Vula dhe Beyonce bëhen bashkë

Duket njësoj si të ishte shaka. E kush mund të arrijë Beyoncen? Shumë prej jush mund të mendojnë se ky është një tjetër ‘hile’ e portaleve për të fituar klikime, duke bashkangjitur emrin e Ledri Vulës dhe Beyonces në titull. Por, prisni! Gjithçka mund të jetë e vërtetë ndonëse e pabesueshme.

Ditën e djeshme, menaxheri i Ledrit (dhe Erës), Faton Shoshi, ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqen reperi dhe djali më i ri që ai ka marrë në menaxhim, Buta. Me anë të kësaj fotoje, Fatoni ka zbuluar se do të ketë një bashkëpunim midis djemve që ai menaxhon dhe deri këtu nuk ka asgjë ta pazakontë.

ledri1_1500016810-3834390

Por nëse i hidhni një sy komenteve, do shikoni se një emër i njohur si Myles William ka komentuar në foton e tij duke shkruar: “Cool pic”. Myles William është një nga producentët e albumit më të suksesshëm të Beyonce, ‘Lemonde’ dhe madje ai qëndron pas këngës ‘Freedom’ që është ndër më të mirat e albumit, transmeton blitz.al. Përveç Beyonce-s me të cilën ky producent është duke punuar së fundmi, emra të tjerë të njohur me të cilët kanë punuar janë Lil Wayne, French Montana apo Kendrick Lamar.

Myles është një emër në ngjitje në muzikën ndërkombëtare dhe nëse ai ka njohje të drejtpërdrejt me Faton Shoshin, diçka e madhe po vjen.