e Shtunë, 23 Shtator 2017 | Lajme: 0

Gjermania prej fillimit të vitit 2017 ka marrë tre mijë kërkesa për azil nga kandidatë nga Turqia

Gjermania prej fillimit të vitit 2017 deri më tani ka marrë tre mijë kërkesa për azil nga kandidatë nga Turqia, tregojnë të dhënat e publikuara sot në grupin mediatik Funke, pas të dhënave të marra nga Shërbimi fedral për migrim dhe refugjatë, lajmëroi DPA.

Numri i kërkesave për azil nga Turqia janë ulur deri 488 në qershor, me ç’rast përafërsisht janë në nivelin e vitit të kaluar.

Gjatë viteve të kaluara megjithatë është vërejtur tendencë e vazhdueshme për rritje të numrit të tyre, prej 1.800 në vitin 2014 në 4.600 në vitin 2015. Në vitin 2016 Gjermania ka marrë rreth 5.700 kërkesa për azil ngaTurqia, prej të cilave 4.400 të kurdëve turq.