e Mërkurë, 20 Shtator 2017 | Lajme: 0

Nëntë fatkeqësi komuniakcioni në Shkup, një person ka vdekur

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur nëntë fatkeqësi komunikacioni, në një prej tyre një person ka vdekur.

Një person ka vdekur në fatkeqësi komunikacioni në udhëkryqin prej rrugës rajonale Shkup – Kumanovë dhe rrugës lokale e cila çon drejt fshatit Bërnjarc, ku kanë marrë pjesë automjeti “BMW” me targa të Shkupit, drejtuar nga një banor i Haraçinës. Vozitësi ka humbur kontrollin ndaj drejtursit të automjetit, automjeti ka dalë në të majtë jashtë rrugës, është përplasur në saksitë e betonit dhe me atë rast është rrokullisur jashtë rrugës. Në fatkeqësi, njëri prej bashkëudhëtarëve iu nënshtrua plagëve rrugës drejt spitalit, ndërkaq vozitësi dhe një tjetër bashkëudhëtar janë lënduar.

Në një fatkeqësi komunikacioni, nga ana e policisë rrugore janë zbuluar disa kundërvajtje. Janë sanksionuar 28 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, gjashtë vozitës kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 11 vozitës gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë prëdorur rripin e sigurisë apo kanë folur në celular, si dhe 19 vozitës të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patent shofer, përkatësisht të paregjistruar. Janë hasur 53 automjete të parkara në mënyrë të parregullt.

Janë sanksionuar edhe tetë vozitës të motoçikletave të cilët gjatë vozitjes në rrugë nuk e kanë mbajtur kapelën mbrojtëse në kokë.

Me automjetin e posaçëm janë mënjanuar gjithsejt 64 automjete.