e Dielë, 23 Korrik 2017 | Lajme: 1

SHI përsëri i kanoset Ballkanit

Organizata terroriste, Shteti Islamik përsëri i kanoset Ballkanit në edicionin më të ri të revistës “Rumijah”.

Përfaqësuesit e organizatës terroriste përsëri ju bënë thirrje simpatizuesve që t’i vrasin të gjithë ata, të cilët sipas tyre “nuk i respektojnë rregullat e Allahut”.

Në tekst është publikuar fotografi e Hysein Kavazoviqit, lider i komunitetit islamik në BeH, të zëvendësit të tij Hysein Samiq dhe të myftiut boshnjak, të cilët janë cilësuar si “mashtrues të islamit dhe liderë të bashkësisë joislamike”.

Në tekst dërgohet apel që t’u hiqen kokat, pasi që siç shkruajnë ithtarët e SHI-së “nuk ka asgjë më të vlefshme për Allahun se t’i vrisni ata, të cilët e kanë ndryshuar besimin në të, të cilët duan që islami të shkatërrohet prej brenda”.

“Sulmoni, vrisni, kjo me të vërtetë është vepër e shkëlqyer”, thuhet në tekst dhe bëhet thirrje që “trupat e mashtruesve të shkatërrohen me mjete shpërthyese, shtëpitë e tyre të sulmohen, ndërsa ata të vriten para grave dhe fëmijëve të tyre”.

“Derdhni gjakun e tyre të papastër, le të rrjedh nëpër rrugët e Ballkanit”, shkruan në tekstin e islamistëve të SHI-së