e Mërkurë, 22 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Rrëfimi për “Luanin e Mosulit” – luftëtari që u infiltrua në ISIS

Një ushtar në një mision të rrezikshëm për të mbledhur informacione të rëndësishme brenda Shtetit Islamik. Jo vetëm kaq, por ai vrau edhe gjashtë luftëtarë armiq. Njihuni me heroin e forcave speciale irakiane, Mohammed Qasim, i mbiquajtur edhe Luani i Mosulit.

Ai u maskua si një nga fanatikët e ISIS dhe i bindi ata se ishte një prej tyre. Informacionet që u dërgoi kolegëve të tij i ndihmuan që të lokalizonin pozicionet e snajperëve dhe mitralierëve të Shtetit Islamik.

Mbrëmjen e shkuar, zyrtarët më të lartë të ushtrisë kanë vlerësuar 25-vjeçarin. Gjenerali Abdul Wahab al-Saadi tha: “Ne të gjithë jemi krenarë për atë që ka bërë ky ushtar. Ai është një burrë i zoti. Ai na bën të gjithëve të mbajmë kokat lart”.

Ndërkohë që vazhdonin luftimet në rrethinat e Qytetit të Vjetër të Mosulit, Mohammed u përzie me trupat e ISIS, duke ndërruar armën e tij M4 me një AK-47. Ai mbështolli kokën dhe vuri shall.

Ai dhe një shok depërtuan pas vijave të armikut. Prej andej dhanë informacion jetik për pozicionet e ISIS. Pasi këto pozicione po binin, vetë Mohammed vrau gjashtë fanatikë të Shtetit Islamik.

Mendohet se misioni i tij, që zgjati për disa orë të enjten, mund të ketë shpëtuar jetën e dhjetëra ushtarëve dhe civilëve. /mapo