e Shtunë, 18 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Një grua ka ndërruar jetë në Shuto Orizare pasi është rrahur nga bashkëshorti

Dyzetë e trevjeçarja Xh.I. nga Shkupi ka ndërruar jetë dje në ambulancën e Shuto Orizares pasi një ditë më parë fizikisht është sulmuar nga bashkëshorti i saj.

MPB kumtoi se në ambulancë është thirrur një ekip i ndihmës së shpejtë, për ta konstatuar vdekjen. Me urdhrin e prokurorit publik, trupi i viktimës është dorëzuar në obduksion.