e Mërkurë, 20 Shtator 2017 | Lajme: 0

Daçiq: Si do të sillet Shkupi ndaj Serbisë, ashtu edhe ne ndaj tyre

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, pas polemnikave ndaj deklaratës për emrin e Maqedonisë, ka thënë se do të ketë reciprocitet të raporteve në mes Shkupit dhe Beogradit.

“Shumë herë ju kam thënë zyrtarëve të Maqedonisë, ashtu si do silleni ju në arenën e politikës ndërkombëtare ndaj Sërbisë, ashtu do sillemi edhe ne ndaj juve”, thuhet në deklaratën e ministrit të jashtëm serb, dhënë për “Vcernje Novosti”.

Ai tha se nuk do të shërbente në aspekt pozitiv një vazhdim i mëtutjeshëm i këtij debati.