e Dielë, 23 Korrik 2017 | Lajme: 0

Shënohet viktima e parë nga moti i nxehtë

Një grua 47 vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e temperaturave të larta në afërsi të parkut.

Viktima së bashku me mikeshën e saj nga një ambient me ajër të kondicionuar dolën në rrugë për të thirrur një taksi. Por, para se të arrinte transporti gruaja ka rënë për tokë. Mjekët supozojnë se shkaku i vdekjes është ndryshim drastik i temperatës, pasi gruaja nga një dhomë me ajër të kondicionuar doli jashtë në një temperaturë të lartë.

Familjarët e viktimës kanë thënë se 47 vjeçarja nuk ka patur probleme shëndetësore.