e Dielë, 23 Korrik 2017 | Lajme: 1

Ministria e Financave e ndërmori nismën për PayPal

 Ministria e Financave zyrtarisht do t’i drejtohet PayPal që të fillohet procedura për vendosjen e shërbimit “pranim i parave” (recieve) në Maqedoni përmes servisit pagesor Paypal.

Ky është konkludimi nga takimi i djeshëm që u mbajt në Minsitrinë e Financave, ndërkaq në të cilin morën pjesë përfaqësues nga Minsitria, minsitritë e Ekonomisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Adminsitratës dhe nga katër banka në Maqedoni.

“Me këtë do të mundësohet që qytetarët dhe ndërmarrjet në Maqedoni të shesin prodhime dhe shërbime të veta në tregun botëror dhe të kryejnë pranim të pagesave përmes PayPal, qëndron në kumtesën e publikuar sot nga ana e Login sistemeve të cilët janë iniciatorë për vendosjen e PayPal.