e Dielë, 23 Korrik 2017 | Lajme: 1

Në samitin në Trieste është arritur marrëveshje për investime mbi 500 milionë euro në Ballkanin Perëndimor

Liderët e gjashtë shteteve ballkanike dhe homologët e tyre të Bashkimit Evropian u dakorduan sonte në takimin në Trieste për shtatë projekte të reja në lidhje me investime prej mbi 500 milionë euro.

Kjo thuhet në dokumentin përfundimtar të publikuar nga nikoqiri, Italia, njofton DPA.

Në këtë shumë janë 194 milionë euro grante nga BE-ja dhe kredi të Bankës Investuese Evropiane dhe Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim.

Sipas dokumentit përfundimtar është premtuar edhe grant prej 11,4 milionë euro për projekte të energjetikës dhe transportuese.

Shtetet ballkanike janë thirrur që të përshpejtojnë angazhime për formimin e zonës së përbashkët ekonomike dhe tregtare.

Takimi i nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor në Trieste ishte me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të gjashtë shteteve ballkanike – BeH, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.