e Dielë, 23 Korrik 2017 | Lajme: 0

Janë lënduar rëndë një çiklist dhe një motoçiklist në Shkup

 Një çiklist dhe një motoçiklist janë lënduar rëndë, ndërsa 14 persona janë lënduar më lehtë në 10 nga gjithsejt 16 fatkeqësi të regjistruara komunikacioni në 24 orë në rajonin e Shkupit. Gjashtë fatkeqësi janë me pasoja të dëmit material.

Policia rrugore sanksionoi 49 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, dy nuk i kanë respektuar rregullat për tejkalim, 22 pa patent shofer përkatësisht të paregjistruar, si dhe 49 për automjet të parkuar në mënyrë të parregullt. Janë sanksionuar edhe tetë çiklistë dhe gjashtë këmbësorë të cilët kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme. Janë shqiptuar sanksione edhe për katër vozitës të çikletave me motor, motoçikletave të cilët nuk kanë mbajtur helmetë në kokë.

Me ndihmën e automjetit të posaçëm janë mënjanuar 72 automjete.

Sektori për preventivë sot do të mbajë leksion komunikacioni për pjesëmarrësit në trafik të cilët kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme në cilësinë e vozitësve të çikletave.