e Mërkurë, 20 Shtator 2017 | Lajme: 0

Parandalohet katastrofa më e madhe e aviacionit civil (Video)

Një aeroplan i aviokompanisë “Air Canada”, për pak sa nuk ka aterruar mbi katër aeroplanë tjerë të përmasave të tij që ishin të parkuar në pistën e aeroportit, ndërsa ky moment rrëqethës është filmuar nga një audio incizim ku dëgjohet piloti duke komunikuar me kontrollorët e kullës.

Piloti kishte marrë sinjal për ulje por në vënd që të drejtohet tek pista përkatëse ai morri drejtimin drejt pistës ndihmëse ku 4 aeroplan me pasagjerë prisnin radhën për fluturim.  Kontrollorët e kullës kanë reaguar duke kërkuar anulimin urgjentë të aterrimit duke parandaluar kështu dhe tragjedin më të madhe në historinë e aviacionit. Pas tentatimit të dytë avioni ka aterruar pa problem.

Ish-piloti i kompanisë “United Airlines” dhe drejtor i kompanisë “Aero Consulting”, Ross Aimer tha se; E vërteta është se ajo çfarë ndodhi për pak sa nuk e shkaktoi katastrofën më të madhe në historinë e aviacionit.

“Nëse mund të imagjinoni se si një ” Airbus ” përplaset me katër avionë të plotëme pasagjerë, atëherë ju mund të imagjinoni se e tmerrshme do të ishte kjo”, deklaroi ai.