e Shtunë, 18 Nëntor 2017 | Lajme: 0

BPRM: Ekonomia po përmirësohet, zvogëlohet vlera e bonove të thesarit

Vendosmëria monetare është adekuate ndaj kushteve vijuese në ekonomi, e cila pas ngecjes në tremujorin e parë, treguesit tregojnë në përmirësim të gjendjes. Rezervat devizore në tremujorin e dytë tregojnë rënie në krahasim me fundin e tremujorit të parë, por ato vazhdimisht lëvizin në zonë të sigurtë.

Këtë e konstatoi Komiteti për politikë operative monetare të BPRM në seancë që u mbajt dje , e ku janë shqyrtuar gjendjet në ekonominë e vendit, lëvizjet e tregjeve financiare ndërkombëtare dhe ato të vendit dhe treguesit e ekonomisë së vendit në kontekst të vendosmërisë së politikës monetare.

Komiteti, siç kumtoi sot BPRM-së, vlerësoi se pjesa më e madhe e treguesve të rëndësishëm për politikën monetare, janë të volitshëm dhe nuk dalin nga pritshmëritë, por megjithatë ekzistojnë postblloqe ku nevojitet kujdes i caktuar. Me këtë rast, posaçërisht janë të rëndësishme lëvizjet e tregut devizor, të cilat janë stabile, me lëvizje të zakonshme sezonale dhe pa presione të pranishme, ndërsa treguesit për rezerva devizore mbeten në nivelin adekuat.

Në seancë është kryer rishqyrtim i rregullt i trendeve te likuiditeti i bankave, në kontekst të vendimeve rreth vlerës së ofruar dhe vlerës së shkallës së kamatës  të instrumentit bazë, bonove të thesarit.

Banka popullore njofton se edhe gjatë periudhës së ardhshme me kudjes do t’i ndjek të gjitha indikatorët ekonomikë dhe ngjarjet në ekonominë e vendit, me ç’rast ndryshimet e ardhshme në politikën monetare në masë të madhe do të kushtëzohen nga lëvizjet në ekonominë e vendit dhe sektorit ekstern.