e Dielë, 23 Korrik 2017 | Lajme: 0

Han: BE dëshiron të investojë në Ballkanin perëndimor një miliardë euro

Bashkimi Evropian dëshiron të investojë në vitet në vijim rreth një miliardë euro në shtetet e Ballkanit Perëndimor, deklaroi komisari evropian për zgjerim, Johanes Han.

Ai theksoi në intervistë për Dojçe vele se qëllimi është ndërlidhja më e mirë me BE-në.

Duke folur për samitin në Trieste ai theksoi se do të nënshkruhet marrëveshje për transport që do të thotë se shtetet nga ai rajon do të ndërlidhen me legjislaturën transportuese të BE-së.

“Do të realizojmë një sërë projektesh në rajonin e transportit, përkatësisht energjisë, në vlerë të përgjithshme prej rreth 200 milionë euro që në fund do të aktivizojë investime të përgjithshme prej rreth 540 milionë euro. Posaçërisht me rëndësi është se do të krijojmë zëra për rajon të ri rajonal ekonomik që duhet të nxisë tregti në rajonin e cila nuk është më së miri e zhvilluar, por ka potencial”, deklaroi Han.

Sipas tij, edhe pse këto janë lajme të mira, problem është kur bëhet fjalë për Ballkanin perëndimor, zbatimin e azhurnuar të marrëveshjeve.