e Mërkurë, 20 Shtator 2017 | Lajme: 0

Konfiskohen para dhe armë -aksion i madh policor, arrestohen 13 persona

Dymbëdhjetë emigrantë, 11 nga Pakistani dhe një egjiptian, janë gjetur në automjetin “mercedes” në autostradën Shkup-Kumanovë gjatë aktiviteteve për privim nga liria të shoferit B.K. i cili është pjesë e grupit të shpërbërë të organizuar kriminel për kontrabandim të emigrantëve gjatë aksionit të djeshëm policor.

E kanë zbatuar sektori për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz në bashkëpunim me sektorin për operacione speciale policore pranë MPB-së dhe njësive të tjera organizative, si rezultat i hetimit të zbatuar dhe pas drejtimeve të marra nga prokuroria publike. Për zbatimin e tij nga shtatori i vitit të kaluar janë zbatuar masa të veçanta hetimore.

Siç informoi drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Lazo Velkovski, parë dje në mëngjes në autostradën Shkup-Veles janë ndërmarrë aktivitete për ndalimin e automjetit me emigrantë. Ndalimi i automjetit në të cilin janë gjetur emigrantët, katër ishin në bagazh, ndërsa të tjerët në pjesën e brendshme të automjetit motorik. Shoferi, i cili është edhe njëri prej organizatorëve i kishte ikur policisë dhe në disa pjesë të autostradës Gjevgjeli-Shkup dhe Shkup-Kumanovë ka lëvizur me shpejtësi edhe deri në 200 kilometra në orë. Në afërsi të rafinerisë “OKTA në autostradën Shkup-Kumanovë automjeti është penguar me dhunë dhe B.K. është privuar nga liria.

Njëkohësisht, siç tha Velkovski, merren masa për privimin nga lira të 13 personave të grupit kriminel të cilët jetojnë ose qëndrojë në rajonin e Kumanovës, Shkupit dhe Gjevgjelisë, për të cilët në vijim të hetimit janë siguruar dëshmi se janë përfshirë në organizim, pranim, transport, akomodim dhe transferim përmes kufirit shtetëror të emigrantëve.

Gjatë bastisjeve të kryera në 13 lokacione, pesë në Kumanovë, shtatë në Shkup dhe një një Gjevgjeli, janë privuar nga liria këta persona. A.M., N.A., B.A. dhe A.S. nga Kumanova, pastaj A.K., B.I. dhe I.T ndërsa B.B. vetë është paraqitur në stacionin policor. Në afërsi të fshatit Haraçinë është arrestuar S,N. së bashku me E.N. dhe R.J. të cilët transportoheshin me “Mercedes”-in. Në Gjevgjeli është arrestuar personi I.GJ.

Gjatë bastisjeve janë siguruar shumë mjete të dobishme në procedurës dëshmuese, gjashtë automjete motorike, shumë telefona celularë dhe SIM kartela, 27.250 euro, pistoletë M 57, notes me të dhëna për personat dhe vlera të mjeteve në para.

Nga ana e Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion janë ndërmarrë veprime për procesimin e kallëzimeve të parashtruara penale nga ana e MPB-së kundër gjithsej 23 personave. Midis të dyshuarve ka edhe një person minoren, ndërsa katër persona janë shtetas të Shqipërisë. Sipas PTHP-së, ekziston dyshim bazë se persona kanë bërë vepër penale – fshehje të emigrantëve sipas nenit 418-b dhe grup i organizuar dhe nxitjes së kryerjes së veprave trafikim me njerëz, trafikim me persona minorenë dhe fshehje e emigrantëve sipas nenit 418-v nga Kodi penal.