e Mërkurë, 20 Shtator 2017 | Lajme: 0

Flori Mumajesi publikon ‘Nallane 3’, grupit i bashkohet edhe një femër…

Flori Mumajesi ka publikuar edhe versionin e tretë të hitit të tij “Nallane”.  E nëse në dy këngët e para kantautorin e ka shoqëruar Dj Vicky, “Nallanes” së tretë i është bashkuar një emër i njohur i showbiz-it shqiptar, Arilena Ara.

Klipi është njësoj si dy versionet e para, i gjithë i xhirruar në makinë.

Duket se Arilena i është përshtatur mjaft mirë stilit dhe “çmendurisë” së Florit e Vicky-t, duke na dhënë përshtypjen se mes tyre ka pasur një kimi për t’u pasur zili.

“Vetëm energjia mund të bënte bashkë tre njerëz të çmendur”,- ka qenë ky reagimi që këngëtarja ka pasur për këtë bashkëpunim të parë me labelin “Threedots”.

‘Dakort e di qe do ta degjoni nga telefoni por mundohuni sa me shume volum Nallane 3’ ka shkruar Flori karah postimit të tij.