e Mërkurë, 20 Shtator 2017 | Lajme: 0

Vendoset gur-themel i kompanisë gjermane “VIK”, njëmijë punësime të reja

Në Zonën zhvillimore-teknologjike-industriale “Alinci” në prilep sot është vendosur gur-themel në fabrikën e re të kompanisë gjermane “VIK” e cila do të prodhojë aparate elektrike për amvisëri të dedikuara për vendet në Bashkimin Evropian.

Ky është investimi i tretë në Zonën zhvilimore teknologjike-zhvillimore në Prilep me të cilën pritet të hapen rreth 1.000 vende pune.

Investimi i përgjithshëm arrin 12 milionë euro dhe do të zhvillohet në disa faza në periudhën prej katër deri në pesë vjet. Fabrika do të shtrihet në sipërfaqe prej 5.200 metra katrorë dhe duhet të jetë gati deri në mars të vitit të ardhshëm kur pritet të porositen prodhimet e para.

Gur-themeli u vendos në prani të përfaqësuesve të Drejtorisë për Zona zhvillimore-teknologjike, vetëqeverisja lokale dhe biznesmenë. Në solemnitet mori pjesë edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

133772661