e Premte, 24 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Nxehtësia në planetin Tokë po zhvillohet për 140 për qind më shpejtë se pritshmëritë

Nxehtësia në planetin Tokë është duke u zhvilluar për 140 për qind më shpejtë se që pritej, tregojnë studimet më të reja klimaterike të publikuara në revistën Zhurnali klimaterik.

Të dhënat e reja të sistemit për përpunimin e të dhënave nga NASA (Remote Sensing Sistems) tregojnë se shtresat më të ulëta në atmosferë prej vitit 1998 deri më sot janë nxehur më shpejtë se që është rezultati në hulumtimet paraprake.

Një studim tjetër tregon se trendet për nxehje në Tokë shumë shpejtë mund të përshpejtohen.

Matjet e reja tregojnë se nxehtësia në Tokë është në dy shpejtësi të ndryshme. Një pjesë e madhe e hemisferës është mbuluar me Oqeanin Paqësor dhe Antarktik ose Oqeanin Jugor, të cilat janë relativisht më të ftohta se pjesa tjetër e botës dhe nxehtësia në këtë pjesë është më e ngadalshme. Njëherësh, Arktikun dhe viset tokësore të hemisferës veriore i nxehti i ka kapluar me shpejtësi të madhe.

Ekspertët klimaterik paralajmërojë se jugu me kohë megjithatë do të kaplohet nga nxehtësia, ndërsa atëherë ngrohja globale e atmosferës në Tokë do të përshpejtohet. Korriku i këtij viti është me temperatura të larta në pjesën më të madhe të botës. Në SHBA dhe në Iran pothuajse çdo ditë bien shënohen temperatura rekorde prej mbi 50 gradë Celsius.