e Mërkurë, 22 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Puthje me një brune, Stresi: Ajo ishte tapë, s’dinte ç’bënte (Video)

Një video e Stresit me nje vajze në një nga klubet e Tiranës u bë virale dhe të gjithë nisën të flasin për një marrëdhënie të mundshme mes dy të rinjve. Vajza, një brune bukuroshe rrinte shumë pranë këngëtarit.

Nga ana tjetër, ai nuk nguronte ta puthte dhe t’i shprehte dashurinë e tij me gjeste e në mënyrë spontane.

Pas publikimit të kësaj videoja, Stresi ka shkruar në redaksinë e JOQ.al, teksa ka bërë me dije se vajza nuk është e dashura e tij, por thjesht një shoqe prej një kohe të gjatë.

Ajo është thjesht një shoqe imja prej vitesh. Ajo e ka bërë vetë publike videon, por ka qenë e pirë atë natë në club”, – thotë Stresi në një komunikim me JOQ.al.