e Mërkurë, 22 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Maqedonia sot në fazën e verdhë, temperatura deri 41 gradë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Në orët e pasdites lokalisht do të ketë zhvillim të dobët të vranësirave jostabile të cilat do të përcillen me reshje afatshkurtra të shiut dhe bubullima të rralla.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri në 22, ndërsa temperatura më e lartë e ajrit gjatë ditës do të jetë në interval prej 34 deri në 41 gradë Celsius.

Vlera e indeksit UV do të jetë 9.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe shumë i nxehtë. Në orët e pasdites janë të mundshme reshje afatshkurta të shiut dhe bubullima të rralla. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 20, ndërsa ajo e ditës deri në 38 gradë Celsius.

Ditëve në vijim vazhdon periudhë e motit me diell dhe shumë të nxehtë. Temperatura e ditës deri të mërkurën do të jetë në rritje të vogël.

Ndryshim i motit dhe vranësira jostabile me reshje të rrëmbyeshme të shiut me bubullima dhe me erë të përforcuar pritet të mërkurën nga fundi i ditës drejt të enjtes kur era do ta ndryshojë drejtimin në veri, ndërsa me këtë do të ketë edhe ulje të temperaturës ditore për rreth 5 deri në 7 gradë. Ulja e temperaturës ditore do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës së ardhshme kur moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut, vetëtima dhe erë të përforcuar.

Ministria e Shëndetësisë u apelon qytetarëve të vendit që t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, të tilla si:

Mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, duke shmangur qëndrimin jashtë nga ora 11 deri ne ora 17. Mbathje e rrobave të lehta, kurse gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell të mbajnë syze mbrojtëse dhe kapelë (ngjyrat e hapura reflektojnë dritën).

Të konsumohet ushqim i lehtë dhe lëngje, sidomos të bëhet kujdes gjatë përgatitjesh dhe konsumimit të ushqimit, si dhe të shmangen produkte termikisht të papërpunuara, si për shembull majoneza nga vezët e shtëpisë dhe të konsumohet me kujdes akullorja dhe kremrat e ndryshëm.

Është e nevojshme që të futet sasi më e madhe e lëngjeve, më së miri ujë i thjeshtë, kurse të shmangen pijet alkoolike.

Të sëmurëve kronik ju rekomandohet dhe ju u këshillohet që rregullisht të marrin terapinë e caktuar. Gjatë këtyre ditëve shumë të nxehta, qëndroni në ambiente të mbyllura (kryesisht të klimatizuara) dhe kur është e nevojshme të qëndroni jashtë gjatë kësaj periudhe, gjeni mundësi për pushime më të shpeshta nën hije