e Dielë, 23 Korrik 2017 | Lajme: 1

Fillon ndërtimi i fabrikës së kompanisë VIK në ZTIZH Prilep

 Në zonën teknologjike-industriale zhvilimore në Prilep sot do të fillojë të ndërtohet fabrika për prodhimin e aparateve elektrike për amvisëri “VIK Maqedoni”.

Investimi është i grupacionit gjerman VIK, i cili në kapacitetin e ri, sipas paralajmprimeve të para, duhet të investojë 12 milionë euro. Për vitin e parë janë paralajmëruar 400 punësime, ndërsa për dy vite rreth një mijë.

VIK është kompani familjare gjermane për prodhimin e aparateve elektrike në Esen dhe në Hong Kong, ku janë stacionuar qendrat për inovacione, disenj dhe zhvillim. U themelua në vitet e 50-ta, ndërsa veçmë ka kapacitete prodhuese në Kinë dhe në Indonezi. Kompania ka gjashtë mijë të punësuar me 350 inxhinierë.