e Mërkurë, 22 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Këto janë çmimet e reja të derivateve

 Çmimi i benzinave mbetet i njëjtë, ndërsa derivatet dizel prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë denari për një litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Me këtë vendim bëhet rritje e çmimeve rafinerike dhe në pakicë të derivateve të naftësmesatarisht për 1,03, respektivisht 0,59 për qind.

Çmimi i ri në pakicë i EURODIZEL (D-E V) është 47, ndërsa i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1) 35,5 denarë për një litër.

Çmimet në pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPER BS-98 mbeten të njëjta, repsektivisht 60,5 dhe 62,5 denarë për një litër.

ME vendimin e KRRE-së për 0,048 denarë për një kilogramë rritet edhe çmimi në pakicë i mazutit M-1 dhe do të jetë 24,187 denarë për një kilogram.

Si shkak për ndryshimin e çmimeve në pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i cekin për 37,1 për qind çmimin më të lartë të naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë 14 ditëve të kaluara dhe për 2,13 për qind kursin më të ulët të dollarit në krahasim me denarin.