e Mërkurë, 22 Nëntor 2017 | Lajme: 0

LR-PDSH nis procesin e bashkimit me RDK-në dhe UNITETIN në një subjekt të vetëm

Ditën e djeshme në Tetovë u mbajt Kuvendi i rregullt i LR-PDSH-së, ku u diskutua për situatën politike në vend, njofton kjo parti.

Një nga pikat e rendit të ditës ishte edhe kërkesa e kuvendarëve për unifikim e subjekteve politike LR-PDSH, RDK dhe Uniteti në një subjekt të vetëm politik të quajtur Aleanca për Shqiptarët.

Lidhur me këtë çështje, siç njoftojnë nga kjo parti, kuvendarët unanimisht vendosën që Kuvendi Qëndror i LR PDSH-së të obligojë Kryesinë Qëndrore të negociojë me partenerët e Koalicionit: RDK dhe Uniteti për unifikimin e subjekteve në një subjekt politik të quajtur: Aleanca për Shqiptarët.

Si pikë tjetër e Kuvendit Qëndror ishte edhe zgjedhja e dy nënkryetarëve të partisë edhe atë: prof. Elmi Aziri i caktuar për zonën zgjedhore nr 2, dhe prof. Remzi Mehmedi, nënkryetar qe do ta mbulojë zonën nr 5.

Dy kandidatët për nënkryetar të LR PDSH u zgjodhën më shumicë absolute votash nga Kuvendrarët e Kuvendit Qëndror, njoftojnë nga kjo parti.