e Mërkurë, 22 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Olsi dhe Fiorentina zihen në emision, Ambra molla e sherrit (Video)

Olsi dhe Fiorentina kanë qenë dy nga banorët më të komentuar të këtij edicioni të Big Brother. Kushdo që e ka ndjekur këtë reality show këtë vit besojmë se nuk i ka shpëtuar xhelozia e Fiorentinës dhe ngacmimet e Olsit me vajzat e tjera të shtëpisë.

Mendoni se situata pas përfundimit të lojës ka ndryshuar? Epo në fakt gjithçka vazhdon të jetë si më parë.

Dy ish-banorët kanë qenë të ftuar këtë javë në emisionin “Thumb” të dy gazetareve Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu. Një nga momentet kulminante dhe më të nxehta në emision  ka qenë kur Olsi  ka marrë Ambrën në telefon dhe e ka ftuar për kafe. Fiorentina e ka dëgjuar bisedën dhe duket se nuk ka reaguar mirë lidhur me këtë veprim të të dashurit të saj. Ambra ka qenë një nga vajzat për të cilat Fiorentina bëhej shumë xheloze në Big Brother./Blitz.al