e Enjte, 27 Korrik 2017 | Lajme: 1

Parashikimi ogurzi i Hawking: Temperaturat në Tokë do të shkojnë 250 gradë

Fizikanti me famë botërore Stephen Hawking ka lëshuar një paralajmërim tronditës, që mund të rezultojë fatal për fatin e njerëzimit.

Në një intervistë të dhënë për “BBC” me rastin e 75-vjetorit të lindjes, Hawking ka bërë një parashikim ogurëzi, duke thënë se Toka mund të bëhet si Venusi me një temperaturë 250 gradë.

“Jemi pranë pikës ku ngrohja globale do të jetë e pakthyeshme. Mosmarrëveshja e Parisit për klimën mund ta bëjë Tokën si Venusin, me temperatura 250 gradë dhe shi prej acidi sulfurik”, tha ai.

Për shkencëtarin e kozmosit “ndryshimi klimatik është një nga rreziqet më të mëdha që njerëzimi duhet të përballojë dhe nëse duam ta ndalojmë duhet ta bëjmë tani”.

Pak javë më parë Hawking deklaroi se duhet të largohemi sa më parë nga Toka, pasi në të ardhmen do të jetë një planet i pajetushëm.