e Dielë, 23 Korrik 2017 | Lajme: 1

LR-PDSH mban Kuvendin Qendror, shqyrtohet bashkëpunimi me koalicionin qeverisës

LR-PDSH e udhëhequr nga Ziadin Sela me 9 korrik do të mbajë Kuvendin qendror ku do të ketë prurje të reja në këtë parti, por edhe vlerësim për politikat e deritanishme të bashkëqeverisjes.

 Kuvendi qendror po ashtu siç mësohet do të vlerësojë bashkëpunimin me partitë në pushtet duke qenë pjesë e koalicionit, por do të betonohen qëndrimet e shprehura më parë sa i përket qëllimit të kësaj partie për të mbështetur një qeveri reformatore që plotëson edhe kërkesat e shqiptarëve.

Në rast të kundërt LR-PDSH ka bërë të qartë se pas 100 ditëve do të dal nga Qeveria, nëse nuk kalon Ligji për gjuhën shqipe.

Kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela ditë më parë ka lënë të kuptohet se nëse brenda 100 ditëshit të qeverisjes nuk arrihet të votohet ligji i ri për gjuhën shqipe, nuk do të ketë më kompromise dhe se siç është bërë e ditur kjo parti nuk do të qëndrojë në koalicionin qeverisës.

Pas 100 ditëshit të Qeverisë së re nëse nuk arrihet zgjidhje për gjuhën shqipe, nuk do të ketë kompromis. Sa i përket formimit të Qeverisë ne bëmë një kompromis, por pas 100 ditëshit s’ka më kompromis”, ka theksuar Sela gjatë gjatë një takimi me anëtarët nga dega në Gostivar.