e Dielë, 23 Korrik 2017 | Lajme: 1

Fermerët kërkojnë që çmimi minimal për grurin të jetë 12 denarë

Federata e Fermerëve të Maqedonisë, e cila i përfaqëson bujqit me hapësira të vogla, vlerësonm se çmimi minimal për blerje të grurit në kilogram duhet të jetë 12 denarë dhe mbështet propozimin për ndërhyrje të blerjes me këtë çmim për kilogram.

Me këtë mënyrë, tha FFM, do të mbrohen prodhuesit e vegjël të grurit, të cilët në pjesën më të madhe e prodhojnë grurin, gjegjësisht nga gjithsej 105.061 pronat bujqësore, 104.853 janë bujqë të cilët prodhojnë grur të sipërfaqes nga një deri në tre hektar, njofton AIM.

Sipas FFM-së, ligjërisht duhet të ndryshohet edhe data për ndërhyrje me blerje të grurit dhe ajo të jetë nga 1 korriku, kur është korrja dhe kur fillon blerja.