e Mërkurë, 22 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Nga mesnata sërish lirohen derivatet

 Benzinat prej sonte në mesnatë do të lirohen për dy denarë, ndërsa dizeli dhe ekstra vaji i lehtë për amvisëri për 1,5 denarë, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE).

Çmimi i ri i EUROSUPER BS – 95 është 60,5 denarë, ndërsa 62,5 do të paguhet për litër EUROSUPER BS – 98.

Një litër Eurodizel (D-E V) do të shitet për 46,5 denarë, ndërsa ekstra vaji i lehtë për amvisëri 35 denarë.

Çmimi në pakicë i mazutit M – 1 NS zvogëlohet për 1,067 denarë dhe një kilogram i këtij energjensi do të kushtojë 24,139 denarë.

Zvogëlimi i çmimeve në pakicë të derivateve të naftës mesatarisht është për 3,48 denarë.

Komisioni rregullator për energjetikë i Republikës së Maqedonisë e mori vendimin për ndryshim të derivateve në bazë të çmimit mesatar të lëndës së parë në tregun botëror gjatë 14 ditëve të fundit dhe kursin e denarit në krahasim me dollarin.