e Enjte, 27 Korrik 2017 | Lajme: 1

Chelsea dhe Arsenal do të luajnë për viktimat nga zjarri në Londër

Të ardhurat e ndeshjes së ardhshme në Community shield, në të cilin do të luajnë futbollistët e Arsenalit dhe Chelsea, do t’u jepen viktimave prej zjarrit në ndërtesën në Londër.

Kampioni i Premier ligës dhe fituesi i kupës FA do të luajnë për trofeun Community shield më 6 gusht në Uembli, ndërsa futbollistët e dy klubeve vendosën që kjo ndeshje të jetë humanitare.

Arsenali dhe Chelsea së bashku me “Mekdonalds” shpresojnë se do t’i grumbullojnë edhe 1,2 milionë funta për viktimat.

Familjet e viktimave dhe banorëve të mbijetuar nga ndërtesa janë thirrur në ndeshje, si dhe personelit të shërbimeve urgjente, të cilat u kanë ndihmuar.

Në zjarrin në ndërtesën Grenfil në Londër, e cila u dogj tërësisht, jetën e humbën 79 persona.