e Enjte, 27 Korrik 2017 | Lajme: 1

Trajneri i kombëtares italiane refuzon ofertën e FSHF-së

Lista me kandidatët e mundshëm për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare pas dorëheqjes së Xhani De Biazit është shumë e gjatë, por FSHF-ja duket se i ka patur idetë e qarta dhe në ditët e kaluara e ka bërë ofertën e parë zyrtare.
I përzgjedhuri i presidentit Duka ka qenë trajneri i kombëtares B të Italisë, 55-vjeçari Masimo Pisheda, por ai e ka refuzuar ofertën.

piscedda_960

Massimo Piscedda

Pisheda njihet në Itali si një trajner ekspert i moshave teksa ka drejtuar me radhë që nga viti 2001 Italinë U-16, U-17, U-18, U-19 dhe U-20. Ai gjithashtu ka mbajtur rolin e zv. trajnerit te Mesina dhe te kombëtarja italiane U-18 dhe U-19. Që prej vitit 2011 është në krye të kombëtares B dhe që nga 2015-a drejton gjithashtu kombëtaren italiane të universiteteve.