e Martë, 19 Shtator 2017 | Lajme: 0

Perez: Ronaldo mbetet, përveç se nëse dikush nuk ofron një miliardë euro

Presidenti i Real Madridit Florentino Perez deklaroi se planifikon që ta mbajë Ronaldon, përveç se në rast se ndonjë klub e aktivizon klauzolën për blerje e cila është miliarda euro.

Ronaldo e shprehu pakënaqësinë e tij për shkak të akuzimit për fshehje të tatimit në vlerë prej 14,7 milionë euro dhe dëshiron ta braktisë Realin pas nëntë viteve.

“Ende nuk kemi biseduar me të. Këtë do ta bëjmë gjatë ditëve të ardhshme. Ronaldo ka klauzolë për dalje prej një miliardë euro, ndërsa nëse askush nuk e aktivizon këtë mbetet në Madrid”, deklaroi Perez.

Portugezi tashmë e informoi trajnerin Zinedin Zidan se ka për qëllim ta braktisë kampionin e Evropës dhe Spanjës, me ç’rast gjithnjë e më shumë po përmendet kthimi i tij në Mançester Junajted.