e Premte, 20 Tetor 2017 | Lajme: 0

Një vezë në ditë i ndihmon fëmijët të bëhen më të gjatë

Sipas një studimi gjashtëmujor në Ekuador një vezë në ditë i ndihmon fëmijët të rriten më shpejtë dhe të jenë më gjatë.

Nuk ka rëndësi nëse është vezë ë zierë, e skuqur apo në omëletë mjafton që ajo të konsumohet. Kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për të parandaluar moszhvillimin e fëmijës suaj, sidomos në dy vitet e para të jetës thonë studiuesit e revistës “Pediatrics”.

Personat të cilët kanë një nivel të ulët apo të mesëm jetese janë kryesisht ata qe kanë probleme me shëndetin për shkak të kequshqyerjes. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 155 milion fëmijë nën moshën 5 vjeç janë më pak të zhvilluar fizikisht seç duhet.  Lara Lannotti dhe kolegët e saj dietologë nisën një studim në zonat rurale dhe urbane të Ekuadorit ku u dhanë fëmijëve nga mosha  6 deri në 9 muajsh të konsumonin vezë e më pas të shikonin nëse kjo do ti ndihmonte apo jo.

Vetëm gjysma e 160 fëmijëve që morën pjesë në studim kishin konsumuar vezë, kurse pjesa tjetër jo, në mënyrë që të mund të bënin dallimin. Studiuesit shkonin çdo javë në familjet e këtyre fëmijëve që të vëzhgonin gjendjen.

Znj. Laannotti tha se ishe e befasuar nga rezultati, “fëmijët të cilët ishin ushqyer me vezë gjatë periudhës së provës ishin më të shëndetshëm dhe më të zhvilluar se ata që nuk konsumuan vezë. Aq më tepër që  vezët kushtojnë pak në krahasim me dobinë e madhe që kanë në rritjen e fëmijëve.”

Mary Fewtrell  këshillon të gjitha nënat që gjashtë muajt e parë duhet patjetër të ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri dhe pas kësaj periudhe duhet t’i ushqejnë dhe me ushqime të tjera me kalori dhe vlera ushqyese, ku një nga më kryesoret është veza. Ajo qe duhet pasur kujdes është gatimi, ato duhen gatuar me kujdes në mënyrë që mos të shkaktojë asnjë infeksion te fëmijët.