e Dielë, 25 Qershor 2017 | Lajme: 0

Goditja që i mori jetën toreador të njohur nga Spanja (VIDEO)

Një  toreador i famshëm spanjoll humbi jetën në  një arenë në Francë pas u godit nga demi gjatë luftimit tradicional.
36-vjeçari nga Bilbao Ivan Fandino , u pengua gjatë luftimit me demin dhe mori një goditje të fortë me bri në gjoks, duke i shpuar një mushkëri. Fandino ndërroi jetë pasi pësoi dy herë atak kardiak në ambulancën që po e dërgonte në spital.

Në Spanjë ky ishte lajmi kryesor në çdo media ditën e dielë, ndërkohë që edhe familja mbretërore e konsideroi tragjedi vdekjen e toreadorit.

Ndryshe e panë këtë çështje aktivistët e të drejtave të kafshëve. Në një komunikatë, ata e quajtën vdekjen e Fandinos “tragjedi”, por shtuan: “Tragjedi është çdo luftim për 1000 demat që vriten brutalisht në Francë çdo vit. Këta dema nuk kanë asnjë shans mbijetese dhe i nënshtrohen një vdekjeje të dhimbshme”.