e Dielë, 25 Qershor 2017 | Lajme: 0

Bilanci i viktimave nga zjarri në Londër arriti 79 persona

Policia britanike kumtoi sot se nga zjarri në Londër që javën e ardhshme e përfshiu bllokun banesor Grinfil Tauer në Londër, jetën e kanë humbur ose janë zhdukur 79 persona.

“Sot, druaj se duhet t’u them se besohet se 79 persona e kanë humbur jetën ose janë zhdukur, e për fat të keq duhet të supozoj se të gjithë kanë humbur jetën”, deklaroi komandati i policisë në Londër, Stjuart Kandi.

Prefekti i Londrës, Sadik Kan mbrëmë deklaroi se zjarri është shkaktuar nga “gabimi dhe moskujdesi”.

Në ndërtesën 24-katëshe kanë jetuar 600 persona në 120 banesa.