e Enjte, 14 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

Foract irakaine në Mosul i paralajmëruan pjesëtarët e SHI-së: “Dorëzohuni ose vdisni”

Forcat irakiane sot hyn thellë në Qytetin e vjetër të Mosulit në suaza të sulmit përfundimtar në pjesët e fundit të qytetit që është nën kontroll të grupit Shteti Islamik.

Forcat irakiane dje filluan ofensivë për ndërmarrjen e Qytetit të vjetër, duke i paralajmëruar civilët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa ekstremistët i porositi “të dorëzohen ose të vdesin”.

Komandatët e forcave irakiane theksuan se ekstremistët japin rezistencë të fuqishme, ndërsa ekziston edhe druajtje për sigurinë e më shumë se 100.000 civilëve, për të cilët besohet se janë marrë peng në Qytetin e vjetër.

Ofensiva për ndërmarrjen e Mosulit, bastioni më i madh i SHI-së në Irak, filloi më 17 tetor të vitit të kaluar me mbështetje të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja.