e Enjte, 14 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

SHVL-UÇK: Emri i Maqedonisë të jetë “Iliro-Maqedonia e Vardarit”

Shoqata e Vetaranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimitare Kombëtare të Maqedonisë në një reagim dërguar mediave, kërkon që faktori ndërkombëtar, Bashkimi Evropian dhe SHBA që të angazhohen për çështjen e zgjidhjes së emrit të Maqedonisë.

“Meqë tani del si shtesë Vardar, pajtohemi që të shtohet tek varianti ynë: Iliro-Maqedonia e Vardarit! Kërkojmë që për këtë çështje të angazhohet edhe Faktori Diplomatik, Bashkimi Evropian dhe SHBA”, thuhet në reagimin e SHVL UÇK-së në Maqedoni.

iliro-520x736