e Dielë, 25 Qershor 2017 | Lajme: 0

“Republika” pyet LSDM-në: Ku janë emailet në gjuhën shqipe?!

Ku janë njoftimet e LDSM-së në gjuhën shqipe që arrinin në adresat e mediave dhe gazetarëve shqiptar gjatë gjithë fushatës zgjedhore?!

sdsm2kumanovo-28-11-520x462

Gjatë fushatës së fundit zgjedhore, me qëllim për të përfituar sa më shumë vota shqiptare, Socialdemokratët përveçë kandidatëve shqiptar, me mediat në gjuhën shpipe filluan të komunikojnë shqip duke promovuar unitet. Por, menjëherë pas përfundimit të fushatës nuk u pa asnjë email në gjuhën shpipe.

sdsm31909-520x384

Një muaj më parë Zaev para shqiptarëve premtoi se bëhet fjalë për një problem dhe se shumë shpejt do të korrigjohet.

Zoran Zaev u pyet nga TV21 se përse pas zgjedhjeve u ndalën së lëshuari njoftime në gjuhën shqipe. Ai nuk u përgjigj në këtë pyetje, por vetëm premtoj së do ta rregullojë shumë shpejtë këtë çështje.

“Do ta rregullojmë këtë problem shumë shpejt. Shumë shpejt do ta bëjmë”, u shpreh atëherë Zaev.

 

Por deri më sot nuk ka ndryshuar asgjë.

sdsm-svajcarija1-520x413

 

Analistët thonë se është më se e qartë se Socialdemokratët këtë gjest e bënë për të marrë votat e shqiptarëve. Ata thonë se për shkak se partia ka votues shqiptarë, Zoran Zaev elektoratit shqiptar duhet t’i drejtohet në gjuhën shqipe.

Por, Zaev tani ka një taktikë të re për të mbledhur votat e shqiptarëve që këtë herë i nevojiten për zgjedhjet lokale. Ditën e djeshme e emëroi Muhamed Zeqirin nënkryetar partie.

sdsm311-520x474