e Enjte, 24 Gusht 2017 | Lajme: 0

Dhimbje koke, rrahje të shpeshta zemre dhe thonj të dobët?! Merrni këtë suplemet

Megjithëse tingëllon e zakonshme, mungesa e hekurit në gjak është një ndër sëmundjet më të rënda që mund të prekë qelizat e kuqe të gjakut dhe për pasojë numri i qelizave të kuqe të gjakut në organizëm është i ulët.
Rreziku më i madh është për vegjetarianët dhe veganët, të cilët nuk konsumojnë mish të kuq, i cili është burimi më i madh i hekurit.

Ky problem është më i madh tek femrat sesa tek meshkujt, për shkak të shtatëzanisë dhe ciklit menstrual. Nëse keni 1 nga këto 6 shenja:
1. Ndiheni shumë të dobët
Nëse ju po flini më shumë se zakonisht, kjo është një shenjë se trupi juaj i ka humbur energjitë, dhe duhet të konsumoni hekur.
2. Dhimbje koke, sidomos kur zgjoheni
Nëse keni dhimbje koke në momentin kur zgjoheni, atëherë kjo do të thotë se truri nuk furnizohet aq sa duhet me oksigjen.
3. Vështirësi në frymëmarrje
Nëse ndieni vështirësi në frymëmarrje, kjo gjë mund të shkaktojë probleme në të gjithë aparatin e frymëmarrjes
4. Prekeni shpesh nga infeksionet
Në rast se trupi juaj do një kohë të gjatë për t’u shëruar, ju mund të prekeni shumë kollaj nga infeksione nga më të ndryshme.
5. Duar dhe këmbë të ftohta
Nëse jeni njeri që duart dhe këmbët i keni gjithmonë të ftohta atëherë kjo ndodh për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut, ky problem mund të rregullohet nëse ju konsumoni më shumë produkte me përmbajtje hekur.
6. Thonj të dobët
Thonjtë e dobët janë një tregues i madh i defiçensës së hekurit në organizëm, ju duhet t’a kompesoni këtë mungesë hekuri në organizëm.
Rrahje zemre të çrregullt
Rrahjet e zemrës janë të lidhura ngushtë me aneminë, prandaj nëse ju keni rrahje të çrregullta kjo gjë mund të rregullohet me anë të furnizimit me hekur të trupit tuaj./Shije