e Enjte, 14 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

Filluan negociatat për Bregzit midis BE-së dhe Britanisë së Madhe

Shefi i ekipit negociues të Komisionit Evropian Mishel Barnie e shënoi fillimin e negociatave për dalje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, në prezencën e sekretarit shtetëror britanik për Bregzit Dejvid Dejvis, i cili mbërriti në Bruksel.

“Sot po i fillojmë negociatat për dalje të Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja”, deklaroi Barnie, pasi ia shtrëngoi dorën Dejvisit.

Ai saktësoi se qëllimi i këtij takimi do të jetë ndarja e prioriteteve dhe programit të negociatave.

Sekretari shtetëror britanik për Bregzit deklaroi se synon drejt tonit pozitiv dhe konstruktiv në negociata.

“Më shumë gjëra na bashkojnë, se sa na ndajnë”, shtoi ai.

Ministri britanik i Punëve të Jashtme Boris Xhonson deklaroi se negociatat për Bregzit, të cilat filluan sot duhet ta përgatisin terrenin për “partneritet më të thellë dhe special”, siç Londra dëshiron të mbajë me BE-në.

Xhonson para takimit të sotëm të ministrave të punëve të jashtme nga Unioni në Luksemburg shfaqi shpresë se negociatat do të sjellin deri në “zhbllokim të suksesshëm, i cili do të jetë i dobishëm për të dyja palët”.

“Tani më e rëndësishme është që të shikojmë përpara, të mendojmë për ardhmërinë dhe për partneritetin e ri, partneritet i thellë dhe special, të cilin dëshirojmë ta ndërtojmë me miqtë e tanë”, theksoi ai.