e Dielë, 25 Qershor 2017 | Lajme: 0

Ambra sulmohet live: Për një vend pune shkon me shefin, të përdorën si bibë

Ti je nga ato vajza që për një vend pune bie dakord të shkosh me shefin, pronarin”,- i tha Olti Curri Ambrës, ish-banores së “Big Brother”, e cila doli nga shtëpia mbrëmjen e djeshme.

Këto fjalë të Oltit erdhën fill pas fjalëve të Ambrës dhe debatit të saj të fortë me Elsamedin, i cili gjithashtu ishte i ftuar në “Big Brother Fan Club”.

Më herët Olti i kishte thënë Ambrës se ajo kishte pasur një pëlqim ndaj Olsit brenda shtëpisë, por vetë ajo e ka mohuar kategorikisht këtë gjë.

Ai kujtoi momentin kur Fiorentina i tha Ambrës të flejë me të dhe me Olsin.

“Me atë që të tha Fiori dje m’u kujtua shemra”, – tha ai ndërsa Ambra u shpreh se Fiori po bënte shaka.

“Jo, ajo nuk po bënte shaka, dinjiteti yt u cenua, por ti nuk fole sepse të pëlqen pak Olsi…”,- i tha ai.

“Ti s’ke kuptuar çfarë ka thënë Fiorentina. Pse nuk ftuan Elsamedin për të fjetur treshe? Nuk e ndjen veten të përdorur? Fakti që janë marrë me ty, të kanë përdorur si bibë”,- vazhdoi Olti, por të gjitha këto raste u kundërshtuan nga Ambra. /Blitz.al